Rama publikon videon sensibilizuese nga Londra: Ju them që …(VIDEO)


Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër për shkak të samitit të NATO-s.

Ditën e sotme ai ka postuar një video, të cilën thotë se ia kanë dërguar persona që nuk i njeh.

Kjo video sensibilizuese i kushohet situatës pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit që i mori jetën 51 personave dhe la me mijëra shqiptarë pa banesa.

“Me një falenderim për dërguesit e panjohur të këtij mesazhi, duke postuar videon e tyre prekëse, i përqafoj dhe u them me plot gojën: Ju dua❤?

Përshëndetje z. Edi Rama!

Duke u ndikuar nga tragjedia që ka prekur gjithë Shqiptarinë këto ditë, ne, si një grup të rinjsh që përpiqemi të bëjmë pak art, vendosëm të bënim një video sensibilizuese rreth kësaj teme. Është një video e bërë me shumë dashuri dhe ndjeshmëri dhe po shpresojmë që ta konsideronit për ta shikuar deri në fund, dhe pse jo ta shpërndanit në rrjetin tuaj social.

Faleminderit!”, shkruan Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2466915053421166/

Baby Boo