Rama publikon fotografinë e Rugovës dhe Thaçit: Liria ka emër


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë një fotografi në të cilën janë bashkë presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi, ish-presidenti i Kosovës.

Në mbishkrimin e kësaj fotografie të publikuar nga Rama në “Facebook” shkruhet “Liria ka emër”.
Kujtojmë që Hashim Thaçi aktualisht gjendet në paraburgim në Hagë e ku po akuzohet për krime lufte dhe për krime kundërnjerëzimit.
Kujtojmë që ish-presidenti historik Rugova para pak ditësh do ta festonte datëlindjen.

Baby Boo