Rama pritet me protesta edhe në Dibër


Demokratët udhëhoqën një protestë në Dibër, ndërsa kryeministri Edi Rama kishte mbërritur për nisjen e punimeve për ndërtimin e Rrugës së Arbrit.

Protesta u bë në bulevardin kryesor, ku ishte planifikuara të mbahej dhe panairi i punës, ndërsa deputeti Xhemal Gjunkshi është lënduar nga përleshja me forcat policore.

Gjatë dy muajve të fundit, fermerët e Dibrës janë ankuar për mungesën e tregut për qershitë e tyre dhe nuk munguan as ata në protestë, por as edhe tregtarët e qumështit.

Ndërsa këto janë pamjet që shpërndau Partia Demokratike, sipas të cilave kryeministri u prit edhe në Klos me protesta

Baby Boo