Rama, patetik e realist: S’do doja të isha kryeministër në këtë kohë. Ma bëni hallall


Kryeministri Rama tha në një intervistë për A1 Report se nuk do donte kursesi të ishte kryeministër në kushtet e paimagjinueshme që po jeton vendi si pasojë e koronavirusit, një sfidë edhe globale.
Po të kisha dhënë gjithcka që të mos isha unë njeriu që duhet ta kaloj si lideri i këtij vendi këtë fazë, por kjo është përgjegjësi dhe nuk i shmangem dot, e kam të pamundur të flas dhe bëj ndryshe“, tha Rama.
Kjo deklaratë e tij u pasua dhe nga një tjetër, me nota po aq patetike, edhe realiste njëherësh, kur iu kërkua që të shprehte se si ndihej këto ditë ku është gjendur përballë një situate krejt të paimagjinueshme.

“Barra që unë ndiej është e barabartë me një familje që është e imja herë të gjitha familjet e shqiptarëve që sot banojnë në Shqipëri.

Nxirreni vetë konkluzionin si ndihem unë, por pa diskutim sikur kisha besim dhe bindje do ta kalonim tragjedinë e tërmetit dhe do të dilnim me një perspektivë më të bukur për ata që u prekën dhe për vendin në tërësi, më quani si të doni, por kështu besoj, ne do të dalim nga kjo luftë me një perspektivë më të bukur pavarësisht vështirësive dhe pasojave që duhet të shlyejmë një e nga një”, tha i pari qeverisë, në një përpjekje për të përcjellë dhe optimizëm.

Ndërkohë, në një prej mesazheve të tij të zakonshme në FB, ai tha se u kërkonte hallallin shqiptarëve, kjo në reagim të shqetësimit tjetër të madh, atij financiar në lidhje detyrimet e shumta financiare, sidomos ato bankare.

“Rrini të qetë dhe bëni durim. Italia masat ekonomike i mori pas një muaji…Biznesi që ka hallin e kësteve me bankat, do ta ketë zgjidhjen.

Na i bëni hallall shqetësime të tilla dhe mos e vini asnjë sekondë në dyshim se mua më keni në krah dhe me sytë e veshur hapur ditë-natë për të lexuar e dëgjuar hallet tuaja! Ju të gjithë jeni familja ime në këtë luftë dhe asgjë që do ta bëja për familjen time, nuk do ta le pa bërë për ju! Me mish e me shpirt!”, shkroi Rama.

Baby Boo