Rama: Oficeri Emiljano Nuhu, horr i kthyer në hero, nuk do i ndahemi atij


Teksa foli për dhunimin e vajzës në Fushë Krujë, kryeministri Edi Rama e cilësoi si një horr të kthyer në hero oficerin e policisë Emiljano Nuhu, që denoncoi ngjarjen.

“Një horr i kthyer një hero, ka braktisur detyrën dhe ka përdorur rastin për të fituar azil. Nuk do t’i ndahemi atij horri”, tha Rama.

“Qëndrimi im është ai që ka qenë gjithmonë. Për mua askush nuk është e nuk mund të jetë mbi ligjin për PS-në, askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Këtë qëndrim e kemi jo vetëm me fjalë por e kemi materializuar sa herë ballafaqohemi me faktet, ndryshe nga të tjerët.

Jetojmë në një kohë dhe në një mjedis ku kjo kohë e mbrapshtë e gënjeshtrës dhe e shpifjes e kthyer në terror informativ për qytetarin mishërohet tek PD, si zëdhënëse kryesore e saj. Unë nuk jam këtu për t’iu përgjigjur akuzave haluçinante të pabazuara në asnjë fakt, që bëhen qoftë për mua, qoftë për kolegë.

Sa i takon vajzës, mund të them se Policia e Shtetit ka bërë detyrën. Dhe djali i deputetit nuik ka pasur asnjë trajtim preferencial Vajzën e kanë kthyer në mish për topat e luftës së tyre politike dhe mediatike. Dua t’i siguroj se çka ka të bëjë me të drejtën e drejtësinë është e panegociueshme”.

I pyetur nëse Rrahman Rraja do jetë më deputet i PS, Rama tha: “Deputeti duhet të trajtohet njësoj si gjithë të tjetër, nëse ka apo jo implikim në këtë proces, por fakti është që askush nuk ka mundur të bëjë asgjë, edhe nëse ka tentuar, se policia e ka respektuar procedurën. Gjithkush përgjigjet vetë para ligjit, askush tjetër nuk mban përgjegjësi përveçse ai që është përgjegjës, për mua çështja është shumë e qartë si drita e diellit, vajza meriton drejtësi dhe të gjithë duhet të japin kontributin e tyre në këtë cështje, duke ia kursyer përdorimin abuziv vajzës”.

Baby Boo