Rama: Nuk është fati i Albin Kurtit në lojë sot, por fati i Kosovës si e tërë


Për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në lojë në politikën e sotme nuk është fati i Albin Kurtit, por fati i Kosovës si e tërë.

Kështu ka deklaruar ai gjatë një konference të jashtëzakonshme për media, ku edhe ka treguar se i ka propozuar presidentit francez, Emmanuel Macron, kancelarit gjerman, Olaf Scholz, si edhe presidentit të Këshillit të Evropës, Charles Michel, një draft për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Sipas Ramës, gjithçka ai uron është suksesi i Albin Kurtit dhe i Kosovës e asgjë përtej kësaj.

Por, ai vetë, nuk mundet të rrijë më duke parë, në kushtet kur realisht ajo që shoh duhet ndarë me të gjithë, sepse është kërcënim shumë i madh që Kosovës nuk i vjen nga Serbia por nga reduktimi i raporteve me aleatët.

Këto të fundit, në fjalët e kryeministrit shqiptar, janë në një nivel aktualisht, ku e humbura më e madhe është Kosova dhe ky, është shqetësimi i tij i vërtetë.

Baby Boo