Rama: Nuk e kemi luksin për të humbur kohë e të kthehemi 500 vite më parë


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Forumin Ekonomik në Shkup tha se kjo iniciativë ka për qëllim ringjalljen e katër lirive themelore të Bashkimit Evropian.
“Lëvizja e lirë e njerëzve, lëvizja e mallrave, kapitalit dhe shërbimeve. Ne nuk duam të jetojmë në të kaluarën, përmes kësaj nisme ne duam të sjellim një shembull në këtë rajon siç është Bashkimi Evropian,” tha Rama në Forumin Ekonomik në Shkup.

Rama shtoi se nuk duhet të presim dhe të izolohemi me kufij të mbyllur e t’ia kthejmë shpinën njëri-tjetrit duke u kthyer 500 vite më parë.

Baby Boo