Rama me izraelitët inspektojnë ndërtesat në Durrës: Këta janë njësha


Kryeministri Edi Rama së bashku me disa ekspertë dhe inxhinierë izraelitë inspektuan sot disa banesa të dëmtuara në Durrës.

“Janë prishur muret, por struktura shumë e qëndrueshme dhe do riparojmë dëmet në mure.

Muret janë si lëkura, dëmtohen, por nuk krijon rrezik.

Në këmbë na mban skeleti, jo lëkura.

Ky kompleks është i rikuperueshëm, nuk ka kolona të dëmtuara, thjesht muratura”, tha Rama, teksa shihte nga afër banesat.

Gjatë inspektimit nuk kanë munguar as batutat e Ramës me banorët.

“Këta janë nga Izraeli dhe janë njësha.

Inxhinieri thotë që pas katastrofës duhet ta puthësh shtëpinë tende, se ka qëndruar dhe ju ka mbrojtur”, i tha Rama një gruaje, që ishte ende e trembur nga gjithë sa kaloi.

Baby Boo