RAMA MBLEDH 3 MIJË MËSUES, REAGON ANALISTI: GJETJE ARROGANTE, LEKSION KUNDËR DIJES


Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve 3,000 mësuesit e Shqipërisë, për të mbajtur një fjalim që analisti Afrim Krasniqi e quan “leksion kundër dijes”.

Në një reagim në rrjetin social Twitter, Krasniqi shprehet se gjetja e Ramës është arrogante dhe abuzuese me pushtetin.

“Starti i nisjes së shkollës: 3000 mësuese thirren me urdhër për të asistuar dhe duartrokitur kryeministrin në një monolog mbi veten, celularët, librat dhe shenimet me ata që kanë votuar kundër. Mesazh / gjetje e gabuar, arrogante, abuzuese me pushtetin dhe leksion kundër dijes”, shkruan Krasniqi.

Baby Boo