Rama: Karantina e dytë do të na v*riste të gjithëve!


Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Business Insider Polonia” ku ka folur shkurt për ekonominë e vendit dhe pandeminë e koronavirusit.

Rama është shprehur hapur se një valë e dytë e pandemisë do të dëmtonte shumë vendin tonë, ndaj qeveria kishte nisur që të merrte masa lidhur me shmangien e një karantine tjerër.

“Bllokimi i dytë do të na v*rasë. Prandaj ne kemi vendosur kufizime shtesë. Duhen veshur maska dhe të mbrojmë veten dhe të tjerët jo vetëm brenda por edhe jashtë. Unë e kuptoj që ju keni një problem të ngjashëm në Poloni,”– thotë Edi Rama kryeministri i Shqipërisë në një intervistë për Business Insider Polska. Sidoqoftë shoqëria shqiptare qartë po reziston deri më tani.
Të plotë mund ta lexoni këtu!

Baby Boo