Rama: Kam folur me Erdogan, ndihmën e kemi të garantuar


Kryeministri Edi Rama tha në “Opionion” se ka folur me Presidentin e Turqisë Erdogan në lidhje me nevojat që do të mund të ketë Shqipëria si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi.

Rama tha se prej dy javës lista me kërkesat  e Shqipërisë ndodhet në tryezën e Erdogan, duke thënë se ndihma është e garantuar.

“Unë kam folur me Presidentin e Turqisë, me të cilin jam në kontakt të vazhdueshëm. Ne kemi prej kohësh, prej dy javësh, kemi vendosur në tavolinën e shtetit turk një listë me kërkesa në rast se do të përmbyset bota, për të mbuluar ato që ju thatë. Atë pjesën kritike atë gjënë që duhet me e pas të garantuar, dhe ne e kemi të garantuar me Turqinë”,-tha Rama./ Opinion.al

Baby Boo