Rama jep lajmin e mirë: 20 të shëruar sot


20 persona të tjerë që ishin infektuar me CoVid-19 janë shëruar në Shqipëri. Në lidhje me këtë lajm ka reaguar edhe kryeministri i vendit Edi Rama me anë të një statusi në Facebook ku e konsideron shifrën si një lajm të mirë.

“LAJM I MIRË: 20 TË SHËRUAR SOT” shkruan Rama.

Ndërkohë numri i të prekurve në vend nga CoVid-19 ka shkuar në 433 bëri me dije Ministria e Shëndetësisë. 17 raste të reja janë regjistruar 24 orët e fundit nga 259 persona që ishin të dyshuar.

Baby Boo