Rama i pari që uroi Erdoganin


Sipas Al Jazeera-s, Edi Rama, Ilham Alijev, Bekir Izetbegoviç, Mahmud Abas dhe Viktor Orban, janë ndër të parët udhëheqës që kanë kontaktuar dhe uruar për fitoren, presidentin turk Rrexhep Tajjip Erdogan.

Ky i fundit ka udhëhequr i sigurt të gjithë procesin e numërimit të votave, duke qenë rregullisht në avantazh me mbi 50 përqind, pa rrezikuar për asnjë çast.

Mediat turke raportojnë se Rama ka qenë ndër të parët që ka uruar Erdoganin për fitoren në zgjedhje.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes linjës telefonike ka uruar presidentin Erdoğan për suksesin në zgjedhje.  Sipas burimeve presidenciale, presidenti Erdoğan falënderoi kryeministrin e Shqipërisë për urimin, raporton AA.

Gjithashtu, Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, ishte lideri i parë i një shteti të Bashkimit Evropian (BE), i cili uroi presidentin Erdoğan për suksesin në zgjedhje. Sipas zyrtarëve, ai uroi presidentin turk përmes linjës telefonike.

Siç dihet tashmë, kryeministri shqiptar e ka shpallur Turqinë si partnerin nr.1 që pas ardhjes në pushtet, ndërsa raporti i tij i afërt, njerëzor e zyrtar bashkë, me presidentit turk, ka shqetësuar deri dhe kancelaritë perëndimore.

Baby Boo