Rama: “Hashim Thaçi mbahet në arrest pa asnjë aktakuzë zyrtare”


Në fjalën e tij në Asamblenë e KiE, Kryeministri Edi Rama tha se Hashim Thaçi dhe ish-drejtuesit e tjerë të UÇK mbahen në burg pa asnjë aktakuzë zyrtare.

“Në bazë të kësaj dhe pavarësisht mungesës mbresëlënëse të të dhënave lidhur me trafikun e organeve, u krijuan dhomat e specializuara të Kosovës, që çuan në arrestimin e 4 individëve, përfshirë presidentin e Kosovës në atë kohë, Hashim Thaçi. Vetëm për një moment vini në lëvizje imagjinatën dhe imagjinoni presidentin, kryeministrin apo udhëheqësin e vendit tuaj që merret nga zyra e tij dhe arrestohet pa asnjë aktakuzë zyrtare. Dikush përmendi Joe Biden. Biden kish zakonin ta quante George Ëashington-i i Kosovës, por ne këtë pikë do të ishte më e përshtatshme ta quanin Jozef K si karakteri i Kafkës, duke qenë se ashtu si personazhi të “Procesi” u arrestua nga një autoritetet i largët, i panjohur pa kuptuar se për çfarë ishte akuzuar. Presidenti Thaçi dha dorëheqjen në mënyrë të hirshme, u largua me dinjitet nga zyra. E vendosi veten në dispozicion të drejtësisë, në mënyrë të përsëritur deklaroi se i besonte drejtësisë ndërkombëtare, sepse në fund të fundit për drejtësinë e kish vënë jetën në rrezik. Është ende atje. Në Hagë. Një Jozef K i gjallë, ende në burgim krijuar nga një lajm i rremë, që u përhap si mortajë dhe ndikoi politikën e institucionet ndërkombëtare”.

Rama tha se “nuk jam këtu për të vënë në diskutim as dhomat e specializuara të Kosovës dhe asgjë që lidhet me procesin e rregullt gjyqësor. Jam këtu për të vënë në diskutim burimin, vetë burimin e infektuar, të neveritshëm që krijoi këtë valë dhe jam këtu të diskutoj faktin që në akt akuzën zyrtare që u paraqit 1 vit pasi ky njeri, jo një njeri i thjeshtë, por një president në detyrë u mbajt në burg.

Nuk ka as edhe një fjalë të vetme që përmend në mënyrë të qartë apo të nënkuptuar çështjen e trafikimit të organeve njerëzore. Është një çështje që nuk ekziston. Kjo është arsyeja përse jam këtu sot, dhe nuk isha më parë, sepse kemi pritur me durim të shohim nëse do të dilte diçka, edhe pse e dinim që asgjë nuk mund të dilte. Është një fantazi e pastër, e fabrikuar në Kremlin dhe në mënyrë shumë inteligjente, e trafikuar, e kontrabanduar në kanalet e politikës ndërkombëtare dhe e sjellë këtu. Në tempullin e të drejtave të njeriut”./tvklan.al

Baby Boo