RAMA FITON NDAJ BIZNESMENIT ITALIAN, ‘FUNDOSET’ BECCHETTI! KJO ËSHTË SHUMA QË DUHET T’I PAGUAJË QEVERISË SHQIPTARE


Qeveria shqiptare ka fituar gjyqin ndaj biznesmenit të njohur Francesco Bechetti në lidhje me ndërtimin e hidrocentralit të Kalivacit.

Vendimi është dhënë më datën 7 shtator nga Gjykata e Arbitrazhit në Paris e cila ka dënuar kompaninë “Hidro SRL” të Bechettit me një shumë të majme prej 7 milion eurosh.

Kujtojmë se Qeveria ka miratuar më herët një fond prej 2.2 milionë eurosh për avokatët e studios ligjore “Gowling WLG” që po mbrojtën Shqipërinë në Gjykatën e Arbitrazhit.

Ndërsa biznesmeni italian, Bechetti, ka paditur Shqipërinë në tre gjyqe.

I pari ka të bëjë me një vendim të ish kryeministrit Fatos Nano, në lidhje me një kontratë për djegien e plehrave, ku ka kërkuar 150 milionë euro dëmshpërblim.

Dy paditë e tjera, lidhen me hidrocentralin e Kalivaçit, nga i cili kërkohen 10 milionë euro, për TVSH-të e këtij projekti.

Gjyqet nisën pasi biznesmeni italian u akuzua publikisht nga kryeministri Edi Rama dhe prokuroria për pastrim parash tre vite më parë

Baby Boo