Rama falenderon Vuçiqin që zgjodhi rrugën e paqës me Kosovën lidhur me reciprocitetin


Ka nisur punimet samiti i radhës i “Ballkanit të Hapur” që mbahet në Beograd të Serbisë. Në fjalimin e tij kryeministri i Shqipërisë Edi Rama falënderoi presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq për marrëveshjen e arritur në mes Kosovës dhe Serbisë përcjell KlanM.

Dje mund të kishte qenë një ditë krejt tjetër për hir të vërtetës, dje ne mund mos ishim fare këtu. Dje mund të ishte një tjetër ditë ku mediat tona, të Europës e mbase edhe të botës, do ishin të mbushura me lajme shqetësuese për atë që ndodh në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës. Dita e djeshme tregoi qartë cila është rruga dhe cila është zgjedhja e Ballkanit të Hapur. Dhe sot dua ta them këtu me shumë krenari dhe shumë kënaqësi që edhe zgjidhja e lëvizjes me karta identiteti është një zgjidhje e Ballkanit të Hapur./KlanMacedonia/

Baby Boo