Rama e pranon: Na kanë ofruar gardhe në kufi


Qeveria e Kryeministrit Edi Rama ditën e sotme ka udhëtuar drejt Shkodrës ku po zhvillohet një takim me qeverinë e Malit të Zi.

Gjatë konferencës për mediat, Rama ka folur me homologun malazez për një temë që disa javë më parë u bë kryefjalë e medias, mundësia që në kufirin shqiptaro- malazez të vendosej një gardh kundër emigrantëve.

Kryeministri është shprehur se diçka e tillë nuk do të ndodhë, duke thënë se Shqipërisë i janë ofruar gardhe falas, por oferta është refuzuar.

“Edhe ne kemi pasur oferta për të marrë gardhe dhuratë, por jemi një popull emigrantësh, jemi një popull që ka një histori krenare të shpëtimit të hebrejve dhe i vetmi vend ku hebrejtë kanë qenë më shumë pas luftës së dytë botërore sesa para luftës së dytë botërore.

Nuk jemi vendi për gardhe dhe për shfaqeje refuzuese ndaj atyre që janë në nevojë ekstreme dhe që ikin nga zona ku kërcënohen me jetën e tyre dhe fëmijëve të tyre.

Bashkë me Malin e Zi ne kemi pasur një qasje të qartë. Jemi gati të marrin përsipër barrën e përgjegjësisë në kuadrin e një projekti europian të ndarjes baraz, aq sa mundesi objektivisht dhe sa na takon në pikëpamje humane, ne jemi gati ta bëjmë. Nuk mund të jemi as vende gardhesh, por as heronj shpëtimtarësh të vendeve të pasura.”-tha Rama.

Baby Boo