Rama e Abdixhiku dalin me familje për darkë pas fitores në Prishtinë


Pasi fitoi garën për Prishtinën, Përparim Rama i LDK-së ka gjetur pak kohë për relaks me familjen e tij.

Ai bashkë me Abdixhikun kanë dalur në darkë me familjet e tyre, shkruan lajmi.net.

“Pas aktiviteteve të ngjeshura, u takuam bashkë me familjet tona, për ta përmbyllur ditën së bashku me më të dashurit tonë, që na japin mbështetje përherë”, ka shkruar Rama.

Ndryshe, Përparim Rama do të udhëheq për katër vitet e radhës me Prishtinën pasi që në raundin e dytë të zgjedhjeve e mposhti Arben Vitinë e Vetëvendosjes.

Baby Boo