Rama: Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova do të jenë pjesë e Forcave të Ar*matosura


Në mbledhjen e parë të qeverisë shqiptare, Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se dy medalistet e Lojërave Olimpike nga Kosova Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova do të jenë pjesë e Forcave të Ar*matosura të Shqipërisë.
Sipas Ramës, ato kanë shprehur dëshirën për të qenë pjesë e FA. Gjithashtu, kreu i qeverisë tha se janë duke punuar me ministrin e Mbrojtjes për të krijuar një njësi të kampionëve Të Forcave të Ar*matosura.

“Vendimi tjetër i rëndësishëm është vendimi për përfshirjen në strukturat e FA të dy fituesve të medaljeve të arta, shqiptaret nga Kosova Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova që kanë arritur diçka që është e jashtëzakonshme. Kanë shprehur dëshirën që ti bashkohen Forcave të Ar*matosura të Shqipërisë. Dhe me ministrin e Mbrojtje jemi duke punuar që në FA të krijohet një njësi speciale e kampionëve që meritojnë gjithë jetën të trajtohen me një status të veçanta. Të jenë aty shembulli rrezatues por edhe mentorët e të rinjve me uniformë,” deklaroi Rama.

Baby Boo