Rama dhe Mane zbarkojnë në ‘Opinion’ për të qetësuar Fevziun


U nis për të ndihmuar fëmijët në nevojë apo për të ndihmuar Sandrin që të mos iki Fevziu nga Tv Klan?

Kjo është pyetja që kushdo do bënte në këto momente kur shikon që Rama ka zbarkuar në “Opinion” sëbashku me Samir Manen për të “ndihmuar” fëmijët në nevojë, por që “fëmija” që duket se ka më shumë nevojë për momentin është Frangaj që nuk do të lërë ikonën e Tv-së së tij të iki tek Top Channel.

Edi Rama kishte kohë që nuk shkonte në “Opinion”, Blendi Fevziu ka kohë që ngre shqetësimin që Rama ka komunikim direkt me Frangajn dhe TV Klan po rrëshqet drejtë emisioneve rozë duke zhbërë gazetarinë investiguese dhe profesionale.

Momenti, tema  dhe miku që Rama ka zgjedhur të shkojë në studion e Fevziut është fiks konfirmimi i asaj që gazetaria ka shqetësim. Kryeministri zbarkon në studio jo si njeriu që duhet të japë llogari për qeverisjen e vendit, por sëbashku me një biznesmen për tu dal shqiptareve si një bamirës për disa fëmijë jetimë, por që na fakt po kërkon që edhe Frangaj të mos mbetet “jetim” pa Fevziun.

Po Blendi a do mjaftohet vetëm me Ramën si “bamirës” apo kërkon Ramën në studio si kryeministër? Të shikojmë…

Baby Boo