Rakoviç: OBSH po rishqyrton ndikimin e 5G në mjedisin jetësorë


Frekuencat e përdorura nga rrjeti 5-G kanë qenë në përdorim në disa pajisje të tjera për disa vite dhe nuk mund të thuhet se ato kanë efekt të dëmshëm në mjedis, tha në paraqitjen e tij të sotme në emisionin “360 gradë” në Alsat, docenti i Fakultetit të Shkencave për Teknologji Informatike, Valentin Rakoviç.

“Në rastin më të keq, nëse 5-G është e dëmshme, do të ishte po aq i dëmshëm sa teknologjitë që ne përdorim tashmë. Unë mendoj se nuk ka vend për panik objektiv. Organizata Botërore e Shëndetit deri më tani ka refuzuar në mënyrë kategorike këtë koncept dhe do të rishikojë efektet e radiovalëve, rezultatet përfundimtare duhet të jenë gati deri në vitin 2022”, tha Rakoviç.

Baby Boo