fbpx

Rakiq: Nuk kam asnjë mik shqiptarë

Bashkëpunimi midis serbëve dhe shqiptarëve nuk ka ekzistuar kurrë në kuptimin e vërtetë të fjalës, tha sot në Mitrovicën e Veriut, kreu i Listës Serbe Goran Rakiq.

“Politikanët nga Prishtina kanë masë të dyfishtë. Kemi një polic të mirë dhe të keq, ai që dëshiron të paraqitet si mik i serbëve dhe ai që akuzon serbët për çdo gjë, në mënyrë që ky bashkëpunim të mos ekzistojë dhe të mos ekzistonte kurrë në kuptimin e vërtetë të fjalës”, tha Rakiq, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se si serbët dhe shqiptarët bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, nëse i injorojnë politikat.
Siç shtoi ai, bashkëpunimi mund të ekzistojë në letër, por jo në jetë.

I pyetur nëse kishte një mik shqiptar, Rakiq u përgjigj: “Asnjë mik, por të njohuri po”. Rakiq theksoi se pa shtetin e Serbisë, qeverinë e saj dhe Zyrën për Kosovën, jeta e ‘serbëve në Kosovë do të ishte e pamundur’.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.