Raka: Nëse mjekët hezitojnë të vaksinohen, ta dorëzojnë mantilin


Mikrobiologu Lul Raka, ka marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid, në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik.

“Unë deri tash nuk e kam marrë vaksinen se nuk i kam bërë ende 5 muaj prej infeksionit, edhe kam dasht që atë vaksinë me marrë ata që kanë më së tepërmi nevojë, të moshuarit. Mirëpo hezitimi i mjekëve në spitale dhe QKMF-të në krejt Kosovën, më shtyju që ta marrë vet vaksinën edhe të ju tregoj që vaksina është e sigurt, nëqoftëse ata si punëtor shëndetësor, hezitojnë me marr vaksinën, ndoshta duhet me e dorëzu mantilin e bardhë”, tha Raka. Vaksinimi kundër COVID-19 është duke vazhduar sipas planit shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19. Deri tash janë vaksinuar 16.132 qytetarë.

Baby Boo