Ragip Xhaka: Zvicra i di simbolet tona, gjesti i Granitit ndaj Serbisë ishte emocional


Ragip Xhaka, babai i Taulantit dhe Granitit i intervistuar në stadiumin Elbasan Arena nga Supersport ka folur për shqiponjën dhe disa gëjra të tjera.

Ai foli për gjestin me shqiponjë të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit që po krijon shumë polemika në Zvicër dhe jo vetëm.

Ragip Xhaka ishte i pranishëm në ndeshjen që Shqipëria e fitoi ndaj Izraelit, dhe golin pikërisht e shënoi djali i tij.

“Zvicra e di se simboli ynë është shqiponja me dy koka. Nuk ishte diçka e rëndë”.

“Ishte diçka emocionale dhe jo politike. Nuk është asgjë e keqe, por kur mbron një fanellë tjetër duhet që të kemi pak kujdes”.

Më pas i pyetur se kë do të zgjidhte mes dy djemve në rast të një dueli mes tyre në fushën e lojës, Ragip Xhaka u përgjigj bukur.

“Nuk mund të dalloj djemtë e mi. Nuk i ndaj dot”, ka thënë Ragip Xhaka.

Baby Boo