Rafiz Aliti me porosi për Bogdanoviqin (VIDEO)


Rafiz Aliti i njohur në opinion me nofkën e lu*ftës Komandant Msusi në një prononcim për News33 ka komentuar deklaratën e kreut të Komunës Qendër ku thotë se Kosova është Serbi. Msusi i lu*ftës thotë se Bogdanoviq me këtë deklaratë mundohet ta josh komunitetin Serb. Por shton se bogdanoviq duhet t’jep dorëheqje morale. Rafiz Aliti më tej tha se kreu i komunës është kundër vet politikave të proklamuara nga kryeministri dhe LSDM-ja.

Pohon se deklaratat e tilla prishin edhe imazhin e shtetit. Komandant msusi thotë se ish ushtarët nuk iritohen nga deklarata të tilla. Porositi Bogdanoviqin që të lexoj histori. Ai thotë se koalicioni LSDM-BDI duhet të distancohet nga deklaratat e Bogdanoviq. Aliti foli edhe për kryeministrin shqiptar. Aliti tha se ndarja e posteve është në favor të BDI-së por deklaroi se në aspektin kombëtarë nuk është barazi e plotë nëse shqiptarët marrin gjashtë apo shtat ministri.

Foli edhe për mos zgjidhjen e statusit të ish ushtarëve të UÇK-së. E në fund ai u ndal dhe foli edhe për ndodhitë dhe arrestimet e speciales në Kosovë. Kujtojmë Rafiz Aliti ka fituar 4 herë mandatin e deputit ka qenë dy mandate nënkryetarë i Kuvendit. Përpos deputetit Aliti ka ushtruar edhe detyrën e drejtorit të postës.

Baby Boo