“Radoiçiq e ka ekzekutuar Oliver Ivanoviqin në emër të Vuçiqit”


Mediumi serb “Komentator.rs”, përmes një analize të publikuar sot, thotë se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, ka eliminuar politikanin serb Oliver Ivanoviqin në emër të Aleksander Vuçiqit.

Ky ekzekutim thuhet se është bërë me urdhër të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Radoiçiqi i cili po kërkohet nga Policia e Kosovës për lidhjen e tij më ekzekutimin e Oliver Ivanoviqit thuhet se është problemi kryesor për Vuçiqin.

“Problemi kryesor i Vuçiqit tashmë është Radoiçiq, si njëri prej dëshmitarëve të vetëm të vrasjjes së Oliver Ivanoviqit që mund ta rrëzojë Vuçiqin në dy gjunjë para shqiptarëve”, shkruan ndër të tjera mediumi serb, transmeton Gazeta Express.

Në analizën e publikuar flitet edhe për takimet e shumta ta Vuçiqit me Radoiçiqin që ndryshe njihet edhe si shefi i krimit të nëntokës dhe gjithashtu edhe për takimet me Zvonko Veselinoviqin.

Tutje në këtë video të publikuar flitet edhe për sulmin fizik që ndodhi disa ditë më parë ndaj Borko Stefanoviqit, ish-negociatorit serb në bisedimet me Serbinë, pasi ky i fundit për rastin e Oliver Ivanovoqit kishte akuzuar direkt Zvonko Veselinoviqin dhe Milan Radoiçiqin.

Stefanoviq ishte rrahur brutalisht nga disa persona, të cilët opozita serbe thotë e janë njerëz të BIA-s serbe.

Baby Boo