Radiotelevizioni Maqedonas shndërrohet në Televizioni Nacional Shkupi


Me ndryshimin e emrit të ri, dhjetëra institucione janë në fazën e ndryshimit të emërtimit të tyre. Bëhet fjalë për mbi 136 institucione, përfshirë Institucione nacionale, drejtori, komuna dhe institucione të tjera.

Sipas asaj që është publikuar në faqen e Qeverisë, Ndërmarrja radiodifuzive publike Radiotelevizioni Maqedonas (Јавното радиодифузно претпријатие Македонска Радиотелевизија Скопје) do të emërtohet si Televizioni Nacional Shkupi (Национална Радиотелевизија Скопје). Pastaj, Filharmonia Maqedonase do të emërtohet vetëm si Filharmonia Nacionale, Opera dhe baleti maqedonas do të emërtohet në Opera dhe baleti Nacional. Emërtim të ri do të ketë edhe Muzeu i Luftës Maqedonase si Muzeu i VMRO-së dhe i viktimave të regjimit komunist.

Baby Boo