Radhë të gjata për të blerë ari në Berlin


Kur në shumë vende të botës njerëzit kanë krijuar radhë të gjata për të blerë miell e gjëra të ndryshme ushqimore, në Berlin nga frika e virusit, gjermanët ia kanë mësyrë argjendarive.

Pak orë pasi u bë lajm për radhët e gjata të blerjes së marihuanës në Holandë, gjermanët u bën lajm për blerjen e arit.

Askush prej gjermanëve nuk ka pranuar të flasë para kamerës, por shumë prej tyre kanë thënë se janë të frikësuar për të ardhmen shkaku i përhapjes së koronavirusit.

Nga frika e rënies së euros, shumë prej gjermanëve duan që të kenë siguri, e të cilën e kanë gjetur në ari. Gjermania është e dyta në botë për rezerva të arit pas SHBA-së. Shteti gjerman posedon 3 mijë e 300 tonë ari./KOHA

Baby Boo