Revoltohet rrjeti në Itali: Tani tju shërojë Ronaldo, futbollisti paguhet 1 milion euro, kurse mjeku vetëm 1300


Prej ditësh koronavirusi ka futur në karantinë krejt Italinë, por shqetësimi më i madh është rreziku i futjes në kolaps të sistemi shëndetësorë. Në këtë situatë heronjtë e ditës janë mjekët, infermierët dhe gjithë personeli që punon nëpër spitalet e mbushura plotë.

Pikërisht për mënyrën se si janë trajtuar bluzat e bardha deri më tani në Itali, në rrjet ka plasur një debat dhe revoltë. Një fizioterapiste, me master në shkencat mjekësore nga Milano, ka shpërthyer përmes faqes së saj në FB, duke kërkuar vëmendje e vlerësim ndaj bluzave të bardha në Itali, sepse në ditë të vështirë si këto, ata janë në ballë të së keqes, të vështirësive. Ajo bërë një paralelizëm tejet domethënës mes rrogës së mjekëve dhe futbollistëve, që paguhen me miliona euro.

Thuajse ju jepni një milion euro në muaj futbollistëve dhe 1300 euro mjekëve e studiuesve shkencorë. Tani le t`ju shërojë Ronaldo, shkruan ajo.

Baby Boo