Qytetit sirian Al-Bab i kthehet jeta normale


Më parë thuhej se Siria, vend i cili gjendet në Azinë jugperëndimore, është djep i civilizimit, ndërsa sot Siria është një vend i përfshirë në një luftë të ashpër për shtatë vite radhazi, pasi regjimi i Bashar al-Asadit mori masa me një mizori të papritur ndaj pjesëmarrësve në protestat pro-demokracisë.

Që nga atëherë, sipas Qendrës së Monitorimit të të Drejtave të Njeriut në Siri, mbi 330 mijë njerëz janë vrarë dhe mbi 10 milionë të tjerë janë zhvendosur. Vetëm këto fakte, përveç shumë të tjerave, flasin mjaftueshëm për dramën humanitare me të cilën përballet Siria.

Qyteti Al-Bab, i vendosur 40 km në verilindje të Halepit, i cili u lirua në kuadër të operacionit Mburoja Eufrat në shkurt të vitit të kaluar, u vizitua nga ekipi i redaksisë së Anadolu Agency (AA) në gjuhën shqipe dhe i asaj maqedonase, të cilit ishin pjesë të delegacionit të AA-së të redaksive të gjuhëve tjera ndërkombëtare të kësaj agjencie lajmesh.

Kryeredaktorët gjithashtu vizituan kodrën Akil, e cila gjatë operacionit kishte një rëndësi strategjike, ku mbollën fidane, dhe pas një takimi me përfaqësuesit e asamblesë lokale në Al-Bab, ata shëtitën nëpër qytet. Në rrugët e këtij qytet ata u mirëpritën nga fëmijët. Ngrohtësia e përqafimit të tyre dhe buzëqeshja e tyre flet shumë më tepër se çdo gjë për të thënë.

Zhurma në rrugë e shkaktuar nga lodrat e ndryshme, përsëri kthejnë jetën normale në Al-Bab. Në ato momente, kur jeni të vetëdijshëm se jeni në Siri, një vend që prej vitesh përballet me një luftë të ashpër, mbani mend fjalën e njohur që fëmijët janë stoli e botës, pa marrë parasysh se si është. Por në këtë rast, kjo thënie me të vërtetë merr një kuptim shumë të ndryshëm dhe shumë më tepër peshë.

Mikpritja e ngrohtë e sirianëve

Përveç fëmijëve, të moshuarit ishin shumë mikpritës. Përkundër situatës së vështirë në të cilën ata janë, megjithatë, sirianët menjëherë treguan mikpritjen e tyre të përzemërt, duke nderuar mysafirët me një bakllava, e cila reflekton traditën e tyre të mikpritjes.

Ata u përshëndeten me të gjithë dhe dëshironin të flisnin, edhe pse në sytë e tyre mund të shohin dhimbjen e vuajtjeve që kishin në luftë.

Nga ajo që shihni, me fjalë më të thjeshta, populli sirian mund të përshkruhet i këndshëm, i qetë dhe i sjellshëm, ashtu si dialektet e tyre melodike në gjuhën arabe.

Vizita jonë në Al-Babin sirian ishte të premten në mesditë, pikërisht në kohën kur muslimanët kryejnë lutjen e së premtes (namazin e xhumasë), që tregon kthimin e paqes në këtë qytet, ku banorët po përpiqen të rivendosin rrjedhën normale të jetës.

Nga minaret e xhamive lokale, muezinët thirrën ezanin (thirrje për lutje), gjë që u kujtoi atyre se kishte ardhur koha për lutje. Teksa fryente era, thirrja “hajja alel felah”, shkruar në mënyrë melodike, që në arabisht do të thotë “hajdeni në shpëtim”.

Të rinjtë gjithashtu po përpiqen të hapin një faqe të re në jetën e tyre. Ishte dukshëm zhurma e tyre rreth rrugëve të qytetit me motorë të vjetër.

Falënderime të veçanta të qytetarëve të Al-Babit iu drejtuan ndaj Republikës së Turqisë, e cila ofron mbështetje në shumë aspekte, po ndihmon popullin vendas, refugjatët dhe ata që jetojnë në territoret e çliruara.

Mbështetja e Turqisë që të kthehet jeta në Al-Bab

Al-Bab tani ka një popullsi prej 147 mijë banorësh, ku më shumë se 19 mijë janë refugjatë nga Guta Lindore, rajon ku regjimi sirian i Bashar al-Asadit dhe mbështetësit e tij vazhdimisht kanë kryer sulme.

Për këtë popullsi që jeton në këto zona, Turqia me ministritë e saj kompetente, agjencitë dhe institucionet vazhdimisht realizon aktivitete, duke e kthyer atë në një vend të përshtatshëm për të jetuar. Përkatësisht, në 26 pikë në Al-Bab mbikëqyret 24 orë në ditë për sigurinë në këtë qytet dhe rrethinat e saj.

Për të plotësuar nevojat ushqimore të popullsisë, 2010 tonë miell nga Agjencia Turke e Menaxhimit të Emergjencave (AFAD) ndahet çdo muaj.

Gjithashtu, për popullatën janë hapur 4 puse uji, të cilat prodhojnë 460 tonë ujë në ditë. Për sa i përket nevojave të kujdesit shëndetësor, në Al-Bab është duke u ndërtuar një spital me 200 shtretër, i cili pritet të vihet në veprim në fund të majit.

Shumë aktivitete po zhvillohen edhe në fushën e arsimit, sidomos për fëmijët nga mosha më e hershme. Në këtë rajon janë rinovuar 65 shkolla të vjetra dhe ndërtuar pesë të reja, ku arsimohen rreth 51.000 fëmijë, të cilëve tërë pajisjen shkollore u aka donuar Turqia.

Sado që të jetë e vështirë, entuziazmi që ekipet e ndihmës dhe përfaqësuesit e tjerë të institucioneve turke të pranishme në al-Bab, të cilët punojnë të palodhur për të siguruar kushtet për një jetë më të mirë në këtë qytet sirian dhe viktimë e një lufte të ashpër, jep një shpresë të fortë se një qytet i bukur përsëri do të “trokasë” këtu.

Megjithatë, edhe pavarësisht faktit të luftës shkatërruese në Siri, në qytetin Al-Bab përsëri dëgjohen shakatë e fëmijëve, loja me top, këngët dhe të qeshurat e tyre, gjë të cilat japin të drejtë të besojmë se po vijnë ditë të bukura.

Baby Boo