Qyteti turk në “lu*ftë”, përl*eshje e ar*matosur mes fiseve


Një përp*lasje e ashpër me ar*më ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin jug-lindor të Adanasë në Turqi duke shkaktuar shqetësim në të gjithë vendin. Mediat lokale raportojnë për një përplasje të ar*matosur mes dy fiseve që udhëheqin qytetin, ndërsa pamjet i ngjajnë atyre të luftës në Siri ku civilë me automatikë në duar qëllojnë ndaj njeri-tjetrit.

“Hurriyet” raporton se përp*lasja e ar*matosur ndodhi mes fisit “Cono” dhe një grupi tjetër në lidhje me kontrollin e aktiviteteve të paligjshme në qytet.
Nuk ka ende raportime për vi*ktima apo të p*lagosur, ndërsa është dashur ndërhyrja e forcave speciale të policisë dhe ushtrisë për të stabilizuar situatën. Pas ndërhyrjes, policia ka arr*estuar 30 persona.

Turqia mban vendet e para në Europë për numrin e ar*mëve në duart e civilëve, ku krahas pi*stoletave që janë një realitet i përditshëm, në zonat lindore hasen edhe armët e gjata si pushkë dhe automatikë, të cilat përdoren shpesh në konfliktet mes fiseve duke shkaktuar një numër të madh të vd*ekurish çdo vit.

Baby Boo