Qyteti ku njerëzit jetojnë pa fe, pa para dhe pa politikë


Sapo të lexoni për këtë qytet, do të mendoni se ai ekzistoi shumë kohë më parë, por jo.
Ekziston ende një vend në botë ku mund të jetoni, të themi jo për shkak të pamjes së tij, por për shkak të idealeve të shoqërisë që jeton aty, shoqëri kjo që nuk i ndjek standardet me të cilat jemi mësuar.

Në këtë qytet nuk ka para, nuk ka fe dhe nuk ka politikë. Ky qytet është me të vërtetë një parajsë për të jetuar.

Ky vend ekziston me të vërtetë dhe quhet “Auroville”. Qyteti ishte themeluar më 1968 dhe është nën mbrojtjen e UNESCO-së, dhe banorët e tij janë të 50 nacionaliteteve dhe kulturave të ndryshme .

Ata bashkëjetojnë pa asnjë problem, pasi që aty nuk ka sistem politik, nuk ka fe, dhe mbi të gjitha, ata nuk e përdorin paranë por jetojnë përmes sistemit të shkëmbimit.

Auroville ndodhet në Indi Jugore, 150km nga Chennai në Madras. Në këtë qytet epik, ndërtesat janë bërë bazuar në një arkitekturë eksperimentale, pasi që ndryshojnë vazhdimisht.

Personi që e projektoi këtë dhe ia doli ta realizonte këtë qytet të mrekullueshëm ishte: Mirra Alfassa, e njohur si “Nëna”.

“Duhet të ekzistojë një vend në Tokë të cilin asnjë komb nuk mund ta quajë të tijin; aty ku të gjitha qeniet njerëzore të vullnetit të mirë që kanë aspirata të sinqerta do të mund të jetonin të lirë si qytetarë të botës, duke iu nënshtruar një autoriteti të vetëm, e që është e vërteta supreme. Një vend i paqes dhe harmonisë, një vend ku nevojat shpirtërore dhe kënaqësia shpirtërore tejkalon kënaqësinë materiale”, ishte ideja e Alfassa-së.

Nga kjo hipotezë, del se në Tokë tani ekziston një qytet ndërkombëtar.

Baby Boo