Qyteti i Shkupit vazhdon të shpërfillë gjuhën shqipe


Qyteti i Shkupit edhpse i obliguar me ligjin aktual, vazhdon të shpërfillë gjuhën shqipe. Objektet infrastrukturore, rrugët, sheshet, urat, si dhe objekte thera publike të cilat janë nën kompetenca të Kryeqytetit, vazhdojnë të shënohen vetëm në gjuhën maqedonase dhe shkrimin e saj cirilik.

Është paradoksale, kur rruga kryesore që kalon në mes të komunës shqiptare në Shkup, në Çair, akoma quhet “Cvetan Dimov” dhe në tabela shkruhet vetëm në gjuhën maqedonase. Moslejimi i përdorimit të gjuhës e cila është e lejuar me ligj, është akt i dënueshëm nga Kodi penal në Maqedoni, por deri më sot asnjë zyrtar nuk është dënuar për shpërfilljen e gjuhës shqipe.

Baby Boo