QYTETI I SHKUPIT PUNËSON 20 PERSONA PËR KUJDES NDAJ PERSONAVE ME NEVOJA TË VEÇANTA (VIDEO)


20 persona të papunësuar do të angazhohen me gjysëm orar në periudhë prej 9 muajve për t’iu ndihmuar personave me nevoja të veçanta dhe personave të moshuar. Prej tyre, 10 persona të papunësuar do të angazhohen si asistent arsimor të personave me nevoja të veçanta arsimore në 9 shkolla të mesme në Qytetin e Shkupit, 5 persona do të jenë të angazhuar si asistent personal të personave me pengesa fizike dhe 5 të tjerë do të përkujdesen për persona të moshuar. Ata do të punojnë 20 orë në javë dhe do të marrin kompensim prej 9000 denarëve në muaj, ndëra në kuadër të këtij projekti, do të kenë edhe trajnim të paguar.

Valon Salihu, Zëdhënës i Qytetit të Shkupit: “Përmes përvojës praktike që do ta fitojnë personat që do të angazhohen parashohim që ato më lehtë të kyçen në tregun e punës, njëkohësisht do të kontribuojmë në lehtësimin e pengesave të përditshme me të cilat ballafaqohen personat me nevoja të posaçme arsimore, personat me pengesa fizike si dhe personave të moshuar që u nevojitet përkujdesje”.

Dejan Gjorgjievski nga shoqata “Mobilnost” thotë se personat me pengesa fizike përballen me shumë probleme në përditshmërinë e tyre, por ai thotë se më shqetësues ëshë sistemi arsimor.

Dejan Gjorgjievski, Shoqata “Mobilnost”: “Çështja e parë dhe thelbësore është se si fëmijët me pengesa fizike të arijnë në shkollë dhe të jenë në shkollë, do të thotë në atë mënyrë do të jenë konkurrent në tregun e punës, në atë mënyrë do të mund të arsimohen dhe më tej të punojnë vetë, kjo veçmë po shkon përpara dalëngadalë. Çështja e dytë ajo arkitektonike, tani Qyteti i Shkupit bën përpjekje në këtë drejtim, është bërë furnizim i autobusëve në të cilët mund të voziten personat me pengesa”.

Përdoruesit e këtyre shërbimeve tashmë janë selektuar dhe kanë shprehur pajtueshmëri për pjesëmarrjen e tyre. Ky program është pjesë e projektit “Përfitime socio-arsimore përmes mbështetjes së kategorisë së qytetarëve të rrezikuar në territorin e Qytetit të Shkupit” dhe është në organizim të Qytetit të Shkupit, Agjencisë për punësim dhe Programit të Kombete të Bashkuara për zhvillim.

Baby Boo