Qyteti i Shkupit bën transportin publik falas, ja nga cila ditë!


Duke filluar prej sot nga ora 18:00, Qyteti i Shkupit ka vendosur si masë kundër ndotjes së ajarit, udhëtimi urban në qytet të jetë falas. Kështu, qytetarë e kryeqytetit deri në një vendim të dytë, këto ditë mund të lenë makinat e tyre në shtëpi dhe të shfrytëzojnë shërbimin urban falas të NQP-së. Masa të tjera kundër ndotjes së ajrit që ka ndërmarrë Qyteti i Shkupit janë si më poshtë:

– Inspektimi i përforcuar kundër ndotjes së ajrit
– Kufizimi i aktiviteteve ndërtimore të objekteve nën juridiksionin e Qytetit të Shkupit
– Kontrolli intensiv i kantiereve, automjetet që dalin nga kantieret e ndërtimit
– Larja e shpeshtë e rrugëve dhe bulevardeve të qytetit
– Anulimi / shtyrja e tubimeve publike, ngjarjeve sportive dhe ngjarjeve kulturore në natyrë
– Stufat me dru të përdoren dhe mirëmbahen, pastrimi i rregullt i oxhaqeve

Baby Boo