Qyteti i Shkupit apel qytetarëve të apilikojnë për subvencionimin e pastrimit të oxhaqeve


Qyteti i Shkupit ka përsëritur apelin ndaj qytetarëve që të aplikojnë për subvencioneve për amvisëritë dhe subjektet e tjera për pastrimin e oxhaqeve, si një nga masat për të zvogëluar pasojat e ndotjes së ajrit.

“Me këtë masë Qyteti i Shkupit do të kompensojë një pjesë të shpenzimeve të familjeve dhe subjekteve të tjera për pastrimin e oxhaqeve në vlerë neto deri në 1.200 denarë, ndërsa për subvencione mund të paraqesin kërkesë personat fizikë dhe juridikë vendbanimi i të cilëve apo selia është në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në vitet e kaluara subvencioni ishte në vlerë deri në 1.000 denarë” informojnë nga shërbimit për shtyp i Qytetit të Shkupit.

Subvencionet vlejnë edhe për oxhaqet e pastruara nga 1 janari i vitit 2020 ndërsa Thirrja publike zgjat deri më 30 nëntor të vitit 2020 dhe do të realizohen me parimin “i pari vjen i pari shërbehesh” gjegjësisht deri në realizimin e fondeve të parashikuara për këtë qëllim në Buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2020. Rekomandohet oxhaqet të pastrohen tre herë në vjet, dy herë gjatë sezonit ngrohës dhe njëherë kur të përfundojë sezoni

Baby Boo