Qyteti i Shkupit: Aerondotja nuk i tejkalon vlerat kufitare


Në periudhën e fundit vlerat mesatare të ndotjes së ajrit nuk i tejkalojnë vlerat kufitare, përkatësisht ajo ndodh vetëm në intervale të shkurtëra kohore dhe në lokacione të caktuara, derisa aplikacioni i potencuar i regjistron vetëm vlerat më të larta të arritura në një moment të caktuar, citojnë nga Qyteti i Shkupit në reagim të informacioneve që në dy ditët e fundit u publikuan në opinion, rreth ndotjes së ajrit në Shkup dhe gradën e hulumtimit të aplikacionit global Er Vizhual (Air Visual”), si dhe përpjekjet e qytetit për luftë kundër ndotjes.

Nga qyteti i Shkupit informojnë se në korrnizat e kompetencave të tyre punojnë në zgjidhjen sistematike të problemit me ndotjen e ajrit, përmes zbatimit të aktiviteteve të definuara me Planin për përmirësim të cilësisë së ajrit që përfshin 53 masa afatshkurte, afatmesme dhe afatgjate.

“Nga aspekti i komunikacionit, Qyteti i Shkupit është në procedurë të furnizimit të 40 autobusëve të ri ekologjik, investime në elektromobilitetin, si dhe në përmirësimin e infrastrukturës dhe në kushte për përdorim të biçikletës si mjet transportues. Për herë të parë vitin e kaluar në disa kthime në raste të ndotjes ekstreme, Qyteti i Shkupit mundësoi transport publik falas për të gjithë, që ta dekurajojë vozitjen e automobilave”, qëndron në kumtesë.

Nga aspekti i ngrohjes, Qyteti i Shkupit citon se e formon ndërmarrjen e re publike “Sistemet energjetike të qytetit SHA Shkup” i cili do të bëjë veprimtari energjetike dhe do ta realizojë procedurën për ndërmarrje të rrjetit ngrohës të qytetit, me çka do të bëhet faktor direkt në vendimet e kësaj fushe, i cili është shkaktar i madh për ndotjen e ajrit, si dhe të përfshihet në procesin e gazifikimit të Shkupit. Përveç kësaj, Qyteti edhe këtë vit ka subvencionuar qytetarë të cilët ngrohen me dru dhe lëndë tjera djegëse, të furnizohen me shporetë me peleta të cilat ndotin më pak.

Potencojnë se nga aspekti i kontrollit, shërbimet inspektuese të qytetit të Shkupit gjatë tërë kohës janë në terren, duke i kontrolluar personat të cilët krijojnë dhe i djegin deponitë e paligjshme, ku aktivitetet në terren rezultuan me dënime të dyfishta në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Për herë të parë janë përdorur drone për monitorim të burimeve të ndotjes, ndërsa vitin e kaluar ishte formuar edhe 193 qendra për eliminim të zjarreve në vende të hapura te personat e pastrehë. Edhe pse pastrimi i i deponive të paligjshme nuk është punë e Qytetit, por e komunave, megjithatë nga Qyteti i Shkupit në vitin 2018 janë pastruar mbi 3000 metra kub deponi të paligjshme, më shumë se nga viti 2017 (375 m3).

Apelojnë deri te institucionet tjera shtetërore dhe komunat në Shkup dhe në rajonin planor të Shkupit ta ndjekin shembullin e Qytetit të Shkupit dhe t’i kryejnë obligimet që janë ingerencë e tyre ligjore. Potencojnë se vetëm me përpjekje të përbashkëta mund të luftojmë kundër ndotjes së ajrit.

“Apelojmë edhe deri te qytetarët të përfshihen në luftën kundër ndotjes së ajrit, përmes shfrytëzimit më të vogël të automjeteve dhe shfrytëzimit të transportit publik, si dhe më shumë persona të hipin në një automjet, për ngrohje të shtëpive të mos përdoren materiale të mbeturinave, vaj të djegur makinerik, mbetje të drurit të ngjyrosur, shkumë deti, PET ambalazha, goma dhe çfarëdo lloj materiali sintetik”, kumtojnë nga Qyteti i Shkupit.

Baby Boo