Qytetari që vendosi flamurin e Kosovës në Ujman tregon arsyen e veprimit të tij


Në kohën e takimit të Uashingtonit, një qytetar ka vendosur flamurin e Kosovës në Liqenin e Ujmanit.
Ndodhet në territor të Kosovës, por ne hyrje ka një flamur të Serbisë.
E krahas këtij flamuri, të enjten po vendoset edhe një flamur tjetër në Liqenin e Ujmanit.
Bekim Ibishi një aktivist nga Lëvizja Politike, me flamurin e shtetit të Kosovës në dorë, po niset drejt vendit ku ka për të lënë këtë simbol shtetëror.

Ai tregon se cilat janë arsyet që po e bënë këtë veprim.
Ibishi përmes këtij aktiviteti ka thënë se Kosova nuk ka se çka ti jep më shumë Serbisë, përveç një fqinjësie të mirë.

Përzgjedhja e këtij lokacioni për ta zhvilluar aktivitetin e tij, Bekim Ibishi pohon se është për shkak të rëndësisë së madhe që ka për shtetin e Kosovës, Liqeni i Ujmanit, qoftë në aspektin ekonomik por edhe në atë turisitik.
Ndërkohë, mediat u interesuan që ta xhirojnë liqenin e Ujmanit, por një gjë e tillë u pamundësua nga sigurimi që bënë roje këtu.

Madje ati i acaroj insistimi i mediave për të bërë filmime në këtë vend.
E disa metra më larg nga hyrja në këtë liqen, qëndronte edhe Policia e Kosovës.

Baby Boo