Qytetari denoncon: Ja si na mashtron marketi Kipper (FOTO-DOKUMENT)


Një qytetarë ka denoncuar në portalin TetovaSot, se si marketi Kipper ka mashtruar.
“Sot kam ble në marketin Kipper që është hapur afër stadiumit të qytetit, dhe shikoni dezedorantin Dove me çmimin 69 denarë ndërsa në kasë e paguan 95 denarë, e paraqes tek ju që të kenë kujdes edhe blerësit tjerë që në fund të shohin llogarinë fiskale pasi mund të digjen si unë” thotë blerësi i cili për redaksinë është i njohur.

Ai gjithashtu thotë se rastin do ta paraqes edhe në organet tjera dhe në inspektoratin e tregut, pasi kjo nuk është hera e parë që çmimet reklamuese janë të lira ndërsa në kasë paguan më shtrejtë se të tjerët.

Në kohë pandemie inspektorati i tregut ka dënuar shumë markete për rritjen e çmimeve edhe pse qeveria i ka paraljamëruar për që çmimet të mos rriten në këtë kohë krize.

Ndryshe, portali TetovaSot ka pyetur vazhdimisht menaxhuesit e Marketit Kipper edhe për raste tjera, por asnjëherë nuk kemi marrë përgjigje.

Ja dëshmia e qytetarit që ka blerë sot në marketin Kipper afër Stadiumit të Qytetit.

Baby Boo