Qytetari blen tortë të mykur në ETC, kur shkoi për ta kthyer u refuzua nga shitësit


Përmes një videoje, një qytetar ka hedhur akuza të rënda në drejtim të ETC-së në Vushtrri se po shesin produkte të mykura.

Në video, ai është shfaqur me një tortë që e kishte blerë aty, por që i kishte dalë e mykur.

Qytetari që ka realizuar videon ka treguar që pasi kishte vrenjtur se torta është e mykur e kishte kthyer atë.

Në ETC nuk ia kishin pranuar sërish produktin e tyre me arsyetimin se ata e kanë shitur me afat.

Përmes kësaj videoje të publikuar në periskop, qytetari u ka bërë thirrje konsumatorëve të tjerë që të kenë kujdes me produktet që blejnë, në mënyrë që të mos përballen me situata të këtilla si ai.

 

Baby Boo