Qytetarët të frikësuar nga bredhja e qenve endacak


Bredhja e qenve endacak gjithandej nëpër rrugë vazhdon të shqetësoj me të madhe kalimtarët e rastit. Te revoltuar nga rastet e fundit, posaçërisht të atij në Gostivar ku një 17 vjeçare humbi jetën, qytetarët shprehen të frikësuar dhe apelojnë institucionet dhe pronarët e këtyre kafshëve për kujdes më të madh ndaj tyre.

Dikur i mblidhnin dhe nuk kishte shumë që bredhnin rrugëve, kohët po ndryshojnë. Më duket se tani po e bëjnë vetëm për modë. Nëse dikush veç më mban qen atëherë duhet ta vaksinoje”.

Kush dëshiron vërtet të mbaj qen duhet ta mbaj në shtëpi, të lidhur, asnjëherë nuk e lëshojmë edhe pse është shumë i qetë…Ndoshta për mua është i qetë por mund të ndodhë gjithçka, ai është qen”.

Jam shumë e zhgënjyer, ja rasti i vdekjes së vajzës në Gostivar, ajo ka ikur nga qeni. Edhe unë të isha në vendin e saj do të kisha ikur, 10 qen kur të sulmojnë. Nëse do të isha në pushtet të gjithë do ti kisha zhdukur. Nuk dua asnjë, as në ndërtesa, as në rrugë, çfarë të duhet qeni”. – theksuan qytetarët

Për të zbutur këtë shqetësim, nga Qeveria thonë se kanë iniciuar ndryshime në ligjin për mbrojtje të kafshëve. Ministria e bujqësisë ka për detyre që në bashkëpunim me Agjencinë e Ushqimit, BNJVL-në dhe të gjitha OJQ-t që merën me këtë problematikë, të propozojnë ndryshime të shpejta ligjore për zgjidhje të këtij problemi.

Kjo do të jetë një lloj grupi ekspertësh, institucionale por edhe organizata qytetarësh. Të gjitha organizatat qytetare do të jenë të përfshira, ky do të jetë një proces publik dhe opinioni do të jetë I njoftuar në mënyrë transparente. Nuk do të bëhet asgjë në dëm të askujt, duke përfshirë edhe kafshët”. – u shpreh Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë, njofton Alsat M.

Problemi me qentë endacak ka prekur thuajse se çdo komunë të vendit. Raste të shumta të sulmeve dhe kafshimeve nga qentë endacak ka pasur në Shkup, Tetovë, Gostivar, Kumanovë dhe Kërçovë. Ndërkohë, si pasojë e sulmit nga këto kafshë në mars të vitit të kaluar humbi jetën edhe një fëmijë katër vjeçar nga Kërçova.

Baby Boo