Qytetarët shqiptarë në Itali raportojnë për gjendjen reale në Itali!


Mineres Ferati nga Debreshti i Gositvarit ka 20 vite që jeton ne Bergamo të Italisë. Ai punon në fabrikë ku prodhohen goma të veturave, por ka 2 muaj që është i izoluar. Sot ka dalë për të blerë bukë në market. E për këtë duhej të priste 1 orë.

“Një hyn, një del. 5 minuta një njeri shkon. Nëse ke 10 veta para teje, pret përafërsisht një orë para marketit. Mbajnë distancë një metër. Krejt janë me maska dhe dorëza. Dhe një hyn tjetri del. Nuk mund të hynë 3 apo 4 brenda. Një hy një del”, tha Mineres Ferati banor i Bergamos të Italisë.

Ndërsa Ali Ibraimi me prejardhje nga Likova është pronar i një firme në kantonin Tiçino të Zvicrës, ngjit me kurfirin e Italisë. Edhe pse për momentin nuk punon, thotë se punëtorët marrin rrogë. Aliu qëndron i izoluar me familjen e tij pesëanëtarëshe.

“Është ndihmë falas. Fond falas që e jep shteti nga buxheti . Dhe neve firmave na kanë dhënë ndihmë kredi që nuk është falas por është për të nxjerrë nga kriza momentalisht. Një të mirë që e kanë bërë bankat zvicerane është një risi botërore e cila nuk ka ndodhur kurrë në sistemin bankar. Japin kredi me kamatë zero. Kjo është një risi në Zvicër. Për pesë vjet të japin kredi pas asnjë interes”, Ali Ibraimi banor i Tiçino në Zvicër.

Ndryshe Italia është përballur me shpërthimin më serioz të pandemisë në Evropë. Italia ka qenë nën bllokim që nga 10 marsi. Kufizimet skadojnë më 13 prill dhe sipas raporteve të shtypit, një numër i kufizuar i industrive mund të lejohet të rihapen pas kësaj date. Dje, për herë të parë në nëntë ditë ra nga 700 numri i viktimave, ato ishin 671.

Baby Boo