Qytetarët nuk i besojnë gjyqësorit, konsiderojnë se gjykatësit janë më të ko*rruptuarit


76% e qytetarëve nuk kanë besim në gjyqësor- tregon anketa e fundit e institutit ndërkombëtar republikan IRI. Për këtë çështje sot kishte debat publik me fokus mbi situatën me ko*rrupsionin në gjyqësor, i organizuar nga Komisioni anti- ko*rrupsioni. Sipas IRI-t, gjyqësori gjendet në fund të listës së besueshmërisë.

Ajo që është për të ardhur keq dhe që është dështuese është niveli i mosbesimit -tha Ilina Mangova- IRI.
Por, shefi i Gjykatës Penale të Shkupit, Ivan Xholev, beson se anketa tregoi një ndryshim pozitiv. Sipas tij, faji për ko*rrupsionin nuk duhet kërkuar vetëm te funksionarët, por edhe te qytetarët. Xholev zbuloi publikisht se i ishte ofruar atij ryshfet.

Më kanë ardhur shumë njerëz, qytetarë, të cilët vetë më thonë – hej dëgjo, a mundet për këtë punë t’ia bëjmë kështu… Iu them- ju lutem. Ju lutem! Por, kështu mendon qytetari ynë, se ai për një punë duhet të japë diçka, ta them më butë, bakshish – deklaroi Ivan Xholev, Kryetar i Gjykatës Penale – Shkup.
Rreth 20 për qind të parashtresave të marra nga zyrtarët anti-korrupsion erdhën nga qytetarë të pakënaqur nga vendimet gjyqësore.

Si konfirmim për këtë mund të përmenden rezultatet e hulumtimeve të Barometrit Ballkanik për vitin 2021 të realizuara nga Këshilli rajonal për bashkëpunim ku është konstatuar se 81.1% e qytetarëve vlerësojnë se gjyqësori është më i ko*rruptuari. Nëse mund të jetë pak shpresë, kjo përqindje është pak më e vogël se vitin e kaluar, megjithatë përsëri është shumë e lartë – u shpreh Biljana Ivanovska, kryetare e KSHPK.
Ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq i cili ishte pjesë e debatit, përpiqej ta bindë sferën e drejtësisë se Qeveria aktivisht punon që të pengohen të gjitha përpjekjet për ta shmangur drejtësinë.

Baby Boo