Qytetarët nisin protestën: Edhe serbi si ka tërheq femrat zvarrë si Veliaj e Rama


Ditën e djeshme në orët e para të mëngjesit, u shemb Teatri Kombëtar.

Sot, ka nisur protesta e thirrur nga Aleanca për teatrin, protestë e cila ka marrë edhe mbështetjen e opozitës.

Të ardhur për protestë, qytetarët kanë deklaruar se janë të lodhur dhe të zhgënjyer dhe duan të largohet qeveria e Edi Ramës.

“Kam ardhur kundër këtij nga Greqia. Kam qenë këtu dhe goditjen më të madhe Edi Rama do ta marrë nga emigrantët. Shkoj në doganë më thonë më jep lekët të vë vulën. Ta marrin vesh, janë të gjithë rrugës dhe po vijnë. Duam Të ikë qeveria.”- shprehet një qytetar për fax ëeb.

“Veliaj të vijë të ndërtojë rrugët në Selitë. Edhe serbi nuk e ka bërë atë, që tërhiqeshin femrat zvarrë. Shembi një monument kulture. Le ça thotë Edi Rama, na ka çmendur ne. Virusi, virusi. Nuk kam frikë fare.”- tha një qytetare.

Baby Boo