Qytetarët nga ora 16 në fundjavë të vazhduar në karantinë

Ndalesa e lëvizjes së popullatës sot fillon nga ora 16:00 dhe do të zgjasë deri të hënën në orën 05 00. Me këtë fillon karantina 61 orëshe për të gjithë qytetarët në të gjithë vendin.

Baby Boo

Sipas vendimit të Qeverisë, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ora policore gjatë ditëve të punës fillon nga ora 16:00 – 5:00, ndërsa gjatë fundjavave qytetarët janë plotësisht të ndaluar të lëvizin.

Qytetarët nga ora 16 në fundjavë të vazhduar në karantinë

Nga ndalesa janë përjashtuar policia, armata, punonjësit e shëndetësisë, dhe po ashtu nuk vlen për maketet dhe restorantet që janë furnizues të produkteve. Farmacitë do të funksionojnë pa ndalesa.

“Përjashtimet vlejnë për punonjësit e MPB-së, anëtarët e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Mbrojtjes, njësitë territoriale të zjarrfikësve, Drejtorisë Doganore, fermerët, zonat bujqësore ose fermat e të cilëve janë të vendosura jashtë fshatit/qytetit ku ata jetojnë dhe kanë nevojë për të udhëtuar nga një fshat në tjetrin, të lëvizin në një rrugë rajonale, ndërsa kanë detyrime pune në lidhje me prodhimin, detyrimisht duhet të marrin leje lëvizjeje, prodhuesit e qumështit, si dhe personat dhe institucionet e tjera të përfshira në përjashtim të këtyre masave dhe ndalimeve”, kumtoi Qeveria.

Marketet gjithashtu duhet të përshtatin orët e tyre të punës këtë fundjavë në përputhje me ndalimet e lëvizjes në territorin e vendit dhe të organizojnë pa probleme procesin e punës. Shtabet duhet të organizojë lëvizjen e vullnetarëve që do të shpërndajnë prodhime ushqimore më të domosdoshme në shtëpitë e qytetarëve.

Qytetarët nga ora 16 në fundjavë të vazhduar në karantinë

Ndalesa, siç theksoi dje ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, do të zbatohet edhe gjatë festave të ardhshme fetare.

“E di se është vështirë dhe vijnë edhe festat fetare, por kjo është periudhë në të cilën të gjithë duhet me respektimim e masave të investojmë në ekonomi, por edhe në shëndetin kolektiv publik”, deklaroi dje ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai konsideron se gjatë atyre festave, gjatë tubimeve të tilla, shumë vështirë, nëse ka lëvizje të lejuar, e njëjta të mund të kontrollohet, kështu që, qëndrimi do të jetë, të vlejnë të njëjtat masa si edhe për fundjavë.

Shteti është në fazë ku masat e paraqitura janë më të rreptat. Sidoqoftë, jeta do të kthehet në normale kur kushtet të lejojnë. Siç sqaroi ministri Filipçe, bëhen plane në këtë drejtim.

Qytetarët nga ora 16 në fundjavë të vazhduar në karantinë

“Ne përgatitemi për periudhën për kthim të plotë në normalitet kur plotësohen kushtet për këtë. Por nuk do të jetë e lehtë që procesi i përgjithshëm i punës dhe jeta të kthehen në normale me të njëjtin intensitet duke pasur parasysh përvojën e disa vendeve të tjera, si dhe parashikimet se gjithmonë ekziston rreziku për kulm të dytë tek pacientët e diagnostikuar”, shtoi Filipçe.

Operatorët ekonomikë, marketet dhe restorantet do të udhëzohen se si të organizojnë procesin e punës kur hiqen masat kufizuese dhe kur i gjithë procesi fillon të kthehet në normalitet.

“Javën e ardhshme do të fillojë komunikim intensiv me përfaqësuesit e dhomave të biznesit, dhe do të japë drejtim të qartë për operatorët ekonomikë, pajisjet e prodhimit dhe restorantet si të organizojnë procesin e tyre të punës në mënyrë që kur të vendoset se ka ardhur koha për të hequr të gjitha këto masa kufizuese rigoroze dhe i gjithë procesi që gradualisht të kthehet në normale”, shpjegoi Filipçe.

E gjithë kjo, thotë ai, do të bëhet në periudhën gjatë së cilës zgjasin masat restrikcion.

“Këto janë masa serioze për restriksion, megjithatë qëllimi përfundimtar është të mbrohet shëndeti i qytetarëve dhe unë besoj se të gjithë janë të vetëdijshëm për seriozitetin e situatës dhe se secili shikuar përmes prizmës së kapacitetit të vet profesional dhe personal duhet të angazhohet maksimalisht drejt ët gjithëve që u përket – qytetarë apo grupe të qytetarëve se këto masa duhet të respektohen dhe të gjithë t’u përmbahen të njejtave”, deklaroi Filipçe.

Ministria e Punëve të Brendshme, nga ana tjetër, siç paralajmëroi ministrja plotësuese, Sllavjanka Petrovska, është tërësisht e përgatitur t’u përgjigjet detyrave gjatë orës së zgjatur policore në fundjavë. bs/