Qytetarët në Tiranë tifozë të flaktë të trajnerit serb, ia zënë rrugën për foto


Trajneri i Crvena Zvezdës, Dejan Stankovic, duket se ka mbështetës në Shqipëri. E gjitha lidhet me të kaluarën e tij, si mesfushor i Interit.

Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes që ekipi serb do të luajë ndaj Tiranës mbrëmjen e nesërme, Stankovic deklaroi se nuk ka pasur asnjë provokim ndaj ekipit të tij.

“Me aq mundësi sa pata që dola nëpër rrugët e Tiranës, mora vesh që kishte shumë tifozë të Interit që donin të më flisnin dhe të bënin foto. Unë për momentin mendoj vetëm për Crvena Zvezdën. Kontes i uroj fat.”, deklaroi ai.

Disa qytetarë, siç mund ta shihni edhe në fotot e mëposhtme, nuk kanë ngurruar të bëjnë një ‘selfie’ me ish mesfushorin e Interit dhe t’i marrin një autograf.

Ekipi i Crvena Zvezdës ka zhvilluar stërvitjen në fushën e blertë të impiantit luksoz “Air Albania Stadium”, në prag të sfidës së kësaj të marte në “Champions League” me Tiranën.

Baby Boo