Qytetarët mirëpresin vendimin për mbajtjen e maskës, kundërshtojnë kufizimin e mysafirëve


Qytetarët nuk janë në një mendje rreth masave të reja. Disa prej tyre i mirëpresin të njëjtat, por shtojnë se duhet të sillen të tjera më shtrënguese, të cilat sipas qytetarëve do të japin më shumë rezultate. Më shumë mirëpresin mbajtjen e maskës në ambiente të hapura. Edhe pse vazhdimisht nëpër media po qarkullojnë informacione se mbajtja e vazhdueshme e saj është e dëmshme për shëndetin e qytetarëve sepse thithin të njëjtin ajër të konsumuar njëherë, shumë mjek në nivel botërorë i kanë quajtur këto informacione si spekulime.

Në lidhje me: Masat e reja kundër Covid-19 në fazë konsultimi, priten ndryshimet ligjore
“Mirë është ajo, madje duhet të sjellin masa tjera edhe më shtrënguese. Jo, nuk kanë efekt këto masa, duhen masa të tjera. Nuk janë serioze”
“A mendoni se këto masa që janë propozuar mund të japin efekt për t’u mbrojtur edhe më shumë?
“Mundet brenda ku ka më shumë njerëz, ka efekt, ndërsa jashtë jo”
“Duhet të mbahet maska, por kush nuk mban mund të infektohet. Duhen masa më serioze”

Mirëpo, hezitim shfaqin sa i përket masës që në shtëpinë e tyre të mos pranojnë më shumë se 4 mysafirë.
“Mirë, ju do të pranoni në shtëpi më shumë se 4 mysafirë?
“Do të pranojmë, pse jo. Kur thërrasim familjarë, pse jo”
“Një nga masat është që të mos pranoni më shumë se 4 mysafirë. A do të pranoni? – Epo tani, nëse duhet do të pranojmë.”
“Në rregull janë, sipas meje.02:33 Unë nuk pranoj aspak mysafirë në shtëpi. Seriozisht, që nga muaji mars nuk kam mysafirë në shtëpi.

“Epo nuk do të pranoja, tani është nxehtë mund të qëndrojmë jashtë në fshat. Brenda jo.
“Po gjatë dimrit?
“Eh, po gjatë dimrit nuk e di”

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se masa plotësuese mund të rekomandohen vetëm në sektorë të caktuar. Pavarësisht se në disa spitale nuk ka më shtretër të lirë, Filipçe, tha se gjithçka po menaxhohet sipas një plani konkret, duke shtuar se në dispozicion është edhe spitali në Kozle dhe ai i montuar në Klinikën Infektive.

“Masa të tjera plotësuese mund të aplikohen për qytetarët që shfrytëzojnë transportin publik, mund të kufizohen orët e punës në subjekte të caktuara. Kemi strategjitë të qartë se si t’i menaxhojmë kapacitetet spitalore. Do të fillojë realizimi i projektit me Bankën Botërore, për spitalet modulare, konkretisht 16 të tillave, që do të lehtësojë shumë punën”-tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Në Raportin e Institutit të Shëndetit publik për harkun kohorë nga data 5 deri më 11 tetor, thuhet se numri i të infektuarve me një javë më herët është rritur për 86,5%, apo ndryshe janë regjistruar 2243 të infektuar. Në krahasim me një javë më parë përqindja e testeve është për 32.5 më e lartë. 51,5 % e rasteve të reja janë regjistruar në Shkup. Përqindja e infektimit ka qenë 17.2% apo 5% më e lartë krahasuar me të dhënat në raportin e parafundit.

Baby Boo