Qytetarët kërkojnë heqjen e testit PCR në kufirin me Preshevën: Duhet të hapet, u ndamë nga familjet


Banorët e Kumanovës e cilësojnë të padrejtë vendimin e mbrëmshëm për moshapjen e kufirit pa test PCR edhe me Serbinë. Ata thonë se në Preshevë kanë gjysmat e familjeve të cilat nuk po i shohin dot me muaj pasi lëvizja është e kufizuar dhe testet kushtojnë shumë.

“Dëgjova për moshapjen e kufirit dhe mendoj se është vendim i padrejtë. Thonë se numri është shtuar, po sa është e vërtetë kjo nuk e dimë. E prisnim me padurim.”,- u shpreh një qytetar.

“Mendoj se duhet të hapet edhe me Preshevën. Njerëzit në këtë rajon kanë familjet atje. Numri i të infektuarve është afërsisht njësoj si këtu dhe atje.”,- tha një qytetar.

“Patjetër duhet, se atje kemi familjet. U bë kaq kohë që na kanë mbyllur e kjo nuk është normale. Kufiri duhet të hapet”,- theksoi një qytetar.

Baby Boo