Qytetarët kanë mbushin sheshet, shpërfillen masat anti Covid


Në prag të ndërrimit të moteve, qytetarët ndihen më të relaksuar kundrejt masave anti kovid. Madje temperaturat relativisht jo të ulëta kanë bërë që të frekuentohen sa më tepër hapësirat publike. Por, kjo ka shkaktuar mos respektim të mbajtjes së distancës dhe rrezikut për përhapjen e virusit korona. Disa prej tyre nuk bartin as maska, thonë se janë lodhur dhe nuk i druhen gjobave.

“Mjaft jemi lodhur por do të ja kalojmë disi! Por, në rend të parë të ruhet shëndeti sepse nuk ia vlen të festohet në këtë situatë. Dhe së fundmi shteti nuk na ka ndihmuar asgjë”. “Kemi ardhur në pushime! Si janë masat anti kovid atje? Masat i kemi njëjtë sikur këtu, asgjë nuk ndryshon! Po ju shoh se nuk po bartni maskë, a mendon se nuk ia vlen? Po kur ta shkruaj Zoti ose do të shpëtosh ose jo! A e din se këtu gjobitesh për mos mbajtje të maskës? Nuk e kam aspak problem!”

“Tepër na kanë lodhur me këto por shpresojmë të kaloj! Për vitin e ardhshëm a mendon se do të vazhdoj situata e njëjtë? Nuk i dihet asaj, ndoshta kalon! A jeni të përgatitur psiqikisht për të vazhduar me këto masa? Po, pse jo, deri sa të vazhdoj”.

Sipas raportit të 24 orëve të fundit, të infektuar kanë rezultuar 11,8% e të testuarve. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 700 testet e bëra, janë regjistruar 83 raste të reja. Ndërkaq, numri i të shëruarve është 419 vetëm për ditën që lamë pas. Ndërkaq, ndërruan jetë 11 pacientë, nga dy në Shkup dhe Manastir dhe nga 1 në Veles, Kavadar, Gostivar, Gjevgjeli, Strumicë, Kriva Pallankë dhe Radovish.

Shifrat e përgjithshme të të prekurve që nga fillimi i pandemisë deri më sot kanë arritur në 81,804, përderisa numri i të shëruarave iu ka afruar 60 mijëshit. Për herë të parë që nga nëntori, numri i rasteve aktive ka rënë nën 20 mijë, ndërkaq, numri i të vdekurve ka arritur në gjithsej 2456 pacientë./Alsat

Baby Boo