Qytetarët “ikin” nga ora policore, bllokohet Ohri

Para fillimi të orës policore tre ditëshe për disa vendbanime, qytetarë të shumtë kanë bllokuar hyrjen në qytetin e Ohrit.

Baby Shop Charli

Ata po braktisin vendbanimet në drejtim të vendeve ku gjatë këtyre ditëve mund të lëvizin nga ora 05:00 e mëngjesit deri në 16:00.

Ora policore do të fillojë në ora 21:00 dhe do të zgjasë deri në orën 5 të ditës së hënë. Bëhet fjalë për Shkupin, Kumanovën, Likovën, Shtipin, Tetovën, Karbincin, Bogovinën, Bërvenicën, Tearcën, Zhelinën dhe Jegunovcën. Në komunat e tjera ndalimi i lëvizjes do të fillojë çdo ditë nga ora 16:00.

Restorant Burimi  3- Vertok
Sigma Doors